Pas ndërprerjes gati dhjetë minutëshe, ka ristartuar ndeshja Shqipëri – Poloni, në kuadër kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja në fjalë po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, raporton FrontOnline.
Polonia ka realizuar për 0:1 përmes Swiderskit, dhe pasi provokoi tifozët, futbollisti u godit me gjësende nga tifozët tanë, derisa ndeshja u ndërpre për të nisur sërish nga minuta e 77-të.
Ndeshja është e vlefshme për grupin I eliminator.
Në rast të fitores, Shqipëria “blindon” vendin e dytë dhe i shton gjasat për kualifikim në Kupën e Botës./FrontOnline/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.