Paundi ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan, që nga viti 1985, pas goditjes nga përkeqësimi i perspektivës ekonomike dhe fuqisë së dollarit.
Paundi ra deri në 0.9 përqind, në 1.1407 dollarë dhe tani është në 1.1422 dollarë, 0.8 për qind, sipas të dhënave të Refinitiv.
Pika e më e ulët në gati 40 vjet rezultoi pjesërisht nga një dollar përgjithësisht i fortë.
Britania përballet me një stuhi ekonomike pasi Banka paralajmëroi për një recesion të ardhshëm të nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa inflacioni mund të arrijë në 13.3 përqind muajin e ardhshëm.
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia britanike të ketë rritjen më të dobët të vendeve të G7 vitin e ardhshëm.
Tregjet financiare janë tronditur nga planet ekonomike të kryeministres së re, Liz Truss, shkruan Independent.
Plani i saj për të nxitur ekonominë përmes uljes së taksave, ndërkohë që mund të sigurojë rreth 100 miliardë paund për të kufizuar kostot e energjisë, ka nxitur investitorët të heqin dorë nga paundi dhe obligacionet qeveritare në javët e fundit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.