Opoja.net

PDK mbyll procesin zgjedhor në Dragash, Vehbi Nazifi zgjidhet kryetar i degës

Aktuale Opoja
PDK mbyll procesin zgjedhor në Dragash, Vehbi Nazifi zgjidhet kryetar i degës

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në Degën e Dragashit, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i degës u zgjodh Vehbi Nazifi. 

Kryetari i ri i PDK-së në Dragash, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punoj pandërprerë për vazhdimin e sukseseve të PDK-së në Dragash.

Kuvendi zgjedhor po ashtu zgjodhi Këshillin Drejtues të degës prej 55 anëtarëve si dhe 13 delegatë për Konventën Qendrore.

Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, delegatët e pranishëm në këtë kuvend zgjedhor i përshëndeti ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.

Ai tha se platforma politike Dekada e Re, e prezantuar nga lideri i PDK-sē, Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha komunave pa dallim, nëpërmjet reformave dhe ofrimit të hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrësisë dhe ideve inovatore të qytetarëve.

Ndërsa, për sukseset e degës së PDK-së në Komunën e Dragashit, folën kryetari i deritashëm i degës, Salim Januzi si dhe kryetari komunës, Shaban Shabani.

Kreu i Komunës së Dragashit tha se vizioni i PDK-së po mbështetet nga të gjithë qytetarët dhe ky vizion do të vazhdoj të mbështesë kuadrot e reja që i janë bashkuar PDK-së gjatë procesit zgjedhor për jetësimin e platformës Dekada e Re./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Shikoni mirë këto dy lytha! Nëse i keni në trup dijeni: njëri ndër ta është kancer potencial!

Gent Kolgeci

Luta i LDK-së: Shuni, bile tash mos folni!

Gent Kolgeci

Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë është nën hetime për mashtrimin e një mërgimtari

Gent Kolgeci

Donika Kadaj: Qe Pse Nuk E Votova Avdullah Hotin

Gent Kolgeci

Isa Mustafa paralajmëron largimin e Vjosa Osmanit nga partia

Gent Kolgeci

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net