PDK: Raporti i Progresit dëshmon paaftësinë e Qeverisë Kurti

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) konsideron se raporti i fundit i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën dëshmon paaftësinë e Qeverisë Kurti për t’u marrë me problemet dhe për adresimin e sfidave të qytetarëve.

Në një konferencë për media të shtunën, shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra thanë se raporti i KE-së ka evidentuar një numër të madh të problemeve, me theks të veçantë dështimin e punës së Qeverisë në sektorin e shëndetësisë, liria e mediave dhe mungesa e vullnetit për të luftuar korrupsionin.

“Ne, edhe si opozitë, kemi dhënë kontributin tonë që raporti të jetë edhe më i mirë. Ne dëshirojmë që vendi ynë të ketë progres. Prej 31 marrëveshjeve ndërkombëtare, 30 i kemi votuar. Për dallim nga e kaluara kur Vetëvendosje refuzonte votimin e tyre”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se në raport shprehet shqetësimi në reformat për sundimin e ligjit, administratë publike, mungesë të rezultateve në luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe informalitetit në ekonomi.

“Shqetësuese është edhe gjuha linçuese ndaj mediave”, ka thënë deputetja Blerta Deliu-Kodra duke shtuar se opozita i ka dhënë mbështetje edhe procesit të vettingut.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-