“Ashtu sikurse durimi edhe drejtësia, është e domosdoshme për t’u ruajtur nga gjynahet. Kuptimi i drejtësisë nuk është skajshmëria, por rruga e mesme dhe ekuilibri”.
[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#222222″ background=””]E[/miptheme_dropcap]mrin e kishte Amr b. Osman, pseudonimin Ebu Abdullah, prejardhjen e kishte nga Jemeni. Jetoi në Mekë dhe në Bagdat. Qëndroi në Isfahan dhe Xhide. Ishte muridi (nxënësi) i Xhunejdit dhe shejhu i Hallaxhit. Zhvilloi biseda fetare me Ebu Abdullah en-Nebaxhi dhe Ebu Said Harraz. Sipas vetë vlerësimeve të tij më tepër përfitoi nga bisedat fetare të Ebu Abdullahut. Gjatë qëndrimit të tij në Mekë, padrejtësisht iu atribuan disa fjalë prandaj u detyrua të largohet që aty. Punoi për ca kohë si kadi në Xhide. Ishte mjeshtër i shkencës së usulit (terminologjisë), krahas kësaj u mor edhe me transmetimin e haditheve. Sipas një burimi ndërroi jetë më 291/903 në Mekë, ndërsa sipas një burimi më të sigurt në Bagdat. Amr b. Osmani i kushtonte shumë kujdes pendimit dhe këshillonte cilindo person gjynahqar për t’u penduar : “ Pendimi është farz për çdo gjynah, i madh apo i vogël qoftë ai. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për atë person që nuk pendohet, pasi ka bërë një gjynah, sepse Allahu i paralajmëron gjynahqarët, e ky paralajmërim hyjnor bie vetëm nëse njeriu pendohet”. Amri, duke e parë tasavvufin si ndjenjë tolerance dhe faljeje, thoshte se mirësia e vërtetë është ajo që e shtyn njeriun të mos shohë mangë- sitë e tjetrit. Ai e shprehte ekstazën shpirtërore (vexhd) si një gjendje shpirtërore, si mirësi hyjnore: “Është e pamundur të flitet mbi shfaqjet e ekstazës shpirtërore (vexhd) sepse ajo është një e fshehtë mes Allahut dhe robërve të Tij të afërt”. Sipas tij “marifet” ishte vazhdimësia e dashurisë ndaj Allahut, të pasurit frikë ndaj Tij dhe të drejtuarit për tek Ai. Ishte lidhja e zemrës pas përmendjes së Tij, sepse në këtë kuptim “marifet” ishte një dije zemre, një braktisje dëshirash, ringjallje. Ishte një mbështetje e plotë te Zoti dhe një besim i patundur ndaj Tij. Ai këshillonte dijen si orientuese çdo kujt që rrugëtonte për tek Zoti, e këshillonte të ruante ekuilibrin midis shpresës dhe frikës dhe të mos gënjehej nga tundimet e egos që kërkon ta hedhë në grackë njeriun, që duhet të tregohet i kujdesshëm të mos bjerë në të dhe përmes dijes e frikës të arrijë në destinacionin e kërkuar”. Ai kërkonte drejtësi në durim e durim në drejtësi. Ashtu sikurse durimi edhe drejtësia është e domosdoshme në dëshirën për t’u ruajtur nga harami. Kuptimi i drejtësisë nuk është skajshmëria, por rruga e mesme dhe ekuilibri. Ai e përkufizonte kështu durimin: “ Durimi është mbështetja e patundur tek Allahu dhe mirëpritja e çdo belaje me qetësi të plotë.” Ndërsa zuhdi, është zhvlerë- simi i çdo gjëje të kësaj bote apo shprehja e kënaqësisë ndaj shumë pak gjërave të saj. Nuk është e hijshme të ankohesh te robi, por çdo psherëtimë “ah”-u nuk mund të quhet ankim, sepse një “ah” drejtuar Zotit nuk mund të dëgjohet prej robit. Amri dëshironte që njeriu të ruhej nga çdo lloj imagjinate apo dyshimi ndaj Zotit që lindte në zemrën apo mendjen e tij. Është e famshme këshilla e tij si një ndër prijësit e botës së sufizmit : “Nëse ndaj Allahut ju lind një dyshim në zemër apo në imagjinatë, një përfytyrim ndaj Tij, ta dini se jeni gabuar, largohuni menjëherë nga kjo rrugë, sepse Allahu është larg çdo përfytyrimi apo imagjinate, Ai është më i Larti i të Lartëve : “Asgjë nuk i përngjet Atij”. (Shuara, 42, 11) Amri arriti të mbronte kë- shtu nxënësit e tij nga “ teshbih” dhe “ texhsimi” mendime këto të gabuara mbi të krahasuarit dhe formësimin e Zotit si dhe t’i mbante ata në vijën e drejtë të sheriatit duke iu përmbajtur një sistemi mësimor të bazuar në sunet.
Autor: Amr b. Osman el – Mekki
Përktheu dhe përshtati: Kushtrim Guraj
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.