Pas 43 viteve punë, sot është pensionuar profesori i Gjuhës Shqipe, Ismet Lecaj.
Me një ceremoni solemne, ai u përcoll me plotë emocione nga kolegët dhe nxënësit e shkollës së mesme “ Ruzhdi Berisha” në Dragash.
Një falënderim të veçantë i ka bërë edhe kolegu dhe bashkëfshatari i tij, Selim Kryeziu.
“Faleminderit profesor Ismet Lecaj! Me Ty filloi dashuria ime për gjuhën, letërsinë, artin.
Me Ty filloi dashuria për të shkruar bukur, dashuria për të folur bukur. Me ty filloi dashuria për të BUKURËN.” – ka falënderuar Kryeziu në Facebook ish mësuesin dhe kolegun Lecaj.
Kryeziu nuk ka harruar ta përmend edhe “atë shuplakën e hollë në klasën e 7-të” që kishte marrë nga ish mësuesi, por ka kohë që ja ka bërë hallall.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.