Opoja.net

Për nesër IHK paralajmëron ngrica, apelon tek shoferët që të vozisin me kujdes

Kosova
Për nesër IHK paralajmëron ngrica, apelon tek shoferët që të vozisin me kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore, shkruan Gazeta Sinjali.

IHK përmes një njoftimi ka thënë se për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende mund të ketë ngrica andaj bën thirrje te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IHK-së.

MASh: Mësimi fillon të hënën, për kërkesën e SBASHK-ut kemi kërkuar nga Qeveria fonde shtesë

Merlinda Guraj

Zyrtare, lehtësohen masat antiCOVID-19

Merlinda Guraj

Apelohet për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net