“Përçaj e sundo”

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opinione

Autor: Hajriz Meleqi

Në shkrimin e sotëm nuk e ndij vetin të aftë të bëj avokaturën as të Biblës dhe as të Kuranit, sepse ato i mbron ai që i ka shpallur, i Gjithfuqishmi që e ka krijuar dhe që e komandon universin.
“Përçaj e sundo” ka qenë dhe mbetët qëllimi shekullor i armiqëve të shqiptarëve që nuk janë pakë. Në mjetët sociale çdo ditë e më tepër po shkruhet dhe po sulmohet feja myslimane dhe bashkë më të edhe komuniteti mysliman shqiptar. Armiqët e shqiptarëve, këto sulme sipas tyre, po i bëjnë në kohën e duhur duke i fërkuar duart “o sot o kurr”. Ata me këto sulme po mundohen me e prekë pikën më të ndieshme, përçarjen e shqiptarëve në baza fetare. Armiqët tanë tanimë e kanë të qartë se vetëdija e konsoliduar kombëtare po shënon ngritje të vazhdueshme për unifikimin e popullit dhe tokave padrejtësisht të coptuara. Për ta ndalur këtë trend si trambulinë po e shfrytëzojnë armiqësinë e krijuar gjithandej midis subjektëve politike shqiptare, paritë e të cilave janë bërë rob të pasurimit pësonal. Sulmi ndaj kumunitetit shqiptar mysliman para botës po arsyetohet gjaja se ka marrë peshë fundamentalizmi islam të shqiptarët.
Kapakun e sulmit, këto ditë ia vuri ”gazetari” me emrin Kastriot Miftaraj, i cili në portalin e tij të facebookut kërkon me ngulm që “gjykata t’a ndalojë Kuranin dhe disa shqiptarë myslimanë të dëbohen për në Arabi”, duke arsyetuar më tutje të këqiat që po na i sillka ky libër i “jo i shejtë” sipas tij.
Disa njerëz kanë deshirë të dalin në gazeta dhe të bëhen të njohur duke vjedhur duke vrarë, duke përdhunuar etj. Shtrohet pyetja me çfarë po deshiron ky farë Kastrioti dhe argatët tjerë të djallit të bëjnë emër? Këtë e di mirë gjithsëcili shqiptar i çfarëdo konfesioni se sytë e tyre nuk shohin, veshët e tyre nuk ndijnë, mendja e tyre nuk parashef se çfarë të keqe po provojnë t’i sjellin kombit tonë, nga se sytë e tyre, veshët e tyre dhe mendja e turë u është bllokuar nga paraja e majme e armiqëve tonë.
Kastriotit dhe të tjerëve argatë të djallit u them, lë ti lexojnë këto togje fjalësh: ishim shqiptar pagan, u bëmë shqiptarë të krishtërë, pastaj shqiptarë myslimanë, do ta shofin se rrënja mbetët fjala shqiptarë.
Misioni i juaj është i keq, i shëmtuar, është mision i djallit dhe për fat të mirë i parealizueshëm.
Me 24 gusht 2017

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-