Përcaktimi i saktë i drejtimit të Kiblesë

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Selam alejkum!

Edhe pse sot ka shumë aplikacione, busulla dhe pajisje të tjera për përcaktimin e drejtimit të Kibles, megjithatë, edhe përkundër kësaj ndodhin ndryshime.

Pyetja ime është për nivelin e lejuar të devijimit. Sa është e mundur, përkatësisht, a ka ndonjë tolerancë lidhur me shkallën e devijimit nga drejtimi i Kibles? A mund të jetë kjo 5-10-15 gradë, etj?

Përgjigje:

Alejkum selam!

Ai që e sheh Qabenë është i detyruar të kthehet drejt saj. Ai që nuk e sheh Qabenë është i detyruar të kthehet në drejtim të Qabesë, kah Mekja, nëse është jashtë Mekës. Gjatë përcaktimit të drejtimit të kibles, është e nevojshme të bëhen përpjekje maksimale në rrethanat e dhëna. Theksi është në bërjen e përpjekjeve me rastin e përcaktimit të drejtimit, jo në saktësi absolute. Kurani urdhëron që të kthehemi në anën e Kibles (shatrul-mesxhidil-haram), kurse termi “anë” është fleksibil: “Dhe nga cilido vend që të shkosh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabeja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj…” (el-Bekare, 150)

Çdokush që ka në dispozicion mjetet moderne shkencore duhet t’i shfrytëzojë sa më shumë që është e mundur, ndërsa nëse nuk është në gjendje me ato mjete, atëherë duhet në mënyrë tjetër të përpiqet ta përcaktojë drejtimin e kibles. Pas bërjes së përpjekjeve maksimale, gabimi në vlerësim tolerohet pa marrë parasysh sa është. Ne mendojmë se nuk duhet lëshuar në kalkulime me shkallë të (jo)tolerancës së devijimit nga kibleja, sepse ajo bazohet në vlerësime arbitrare.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-