Përfundon numërimi i votave me kusht, Dragashi i mbetet LDK-së

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar  numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.

Edhe pas numërimit të votave me kusht Dragashi i mbetet LDK-së, Bexhet Xheladini do të jetë kryetar i kësaj komune, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Numërimi i këtyre votave kishte rëndësi sidomos për rezultatin në Komunën e Dragashit, pasi që kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ishte vetëm 143 vota para kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani.

Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në komunën e Dragashit, sipas të dhënave të KQZ-së, ishte 211.

Nga votat me kusht LDK ka marrë 121 vota kurse PDK ka marrë 91 vota, shkruan Reporteri.net.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-