Opoja.net

Përfundon sondazhi në Portalin Opoja.net, ja fituesit për vitin 2016

Lajme Opoja
Përfundon sondazhi në Portalin Opoja.net, ja fituesit për vitin 2016

“Opoja.net” shpall më të mirët në Opojë për vitin 2016, edicioni i dytë më radhë.

Zgjedhja e më të mirëve në Opojë për kategoritë: Poeti, Sportisti, Artisti, Politikani, Gazetari, Biznesmeni, dhe Këngëtari është bërë në mbështetje të sondazhit të organizuar nga portali “Opoja.net” në periudhën 05 dhjetor 2016 deri më 15 dhjetor 2016.

Në votim kanë marrë pjesë 96070 respondentë të cilët kanë votuar për gjithsejtë 61 garues: Poetë (9), Sportistë (9), Artistë (7), Politikanë (10), Gazetarë (11), Biznesmenë (9), dhe Këngëtarë (6).

REZULTATET:

Në kategorinë “Poeti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2016” më i votuari doli Demir Reshiti me (34%, 1309 Votime), i ndjekur nga Ibrahim Skenderi me (30%, 1174 Votime);

Në kategorinë “Sportisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2016” më i votuari doli futbollisti, Ditëlind Reshiti, me (47%, 26044 Votime), i ndjekur nga Behar Rifaj (futbollist) me (44%, 24115 Votime);

Në kategorinë “Artisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2016” më i votuari doli piktori Arafat Hasani me (48%, 2608 Votime), i ndjekur nga Uran Bahtijari me (26%, 1403 Votime);

Në kategorinë “Politikani më i mirë në Opojë gjatë vitit 2016” më i votuari doli Selim Kryeziu me (34%, 3042 Votime) i ndjekur nga Selami Saiti me (24%, 2181 Votime);

Në kategorinë “Gazetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2016” më i votuari doli Ensar Ramadani me (25%, 1339 Votime) i ndjekur nga Beqir Beqaj me (21%, 1136 Votime);

Në kategorinë “Biznesmeni më i mirë në Opojë gjatë vitit 2016” më i votuari doli Burim Piraj me (43%, 6046 Votime) i ndjekur nga Arafat Bajrami me (42%, 5864 Votime); dhe

Në kategorinë “Këngetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2016” më i votuari doli Melos Tërshnjaku me (38%, 1150 Votime) i ndjekur nga Masar Sinani me (23%, 712 Votime).


Për t’i shikuar rezultatet për të gjithë pjesëmarrësit KLIKONI KËTU.


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net

Lista prej 278 fermerëve perfitues të subvencioneve nga komuna e Dragashit

Opoja.net

Dëshmitë ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve komunal

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net