Përkujtohet Ridvan Kolloni – Sivjet vetëm nga familjarët!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Kosavë, 18 mars 2018 – Në përvjetorin e katërt, që kur u nda tragjikisht nga jeta, sot përkujtohet mësimdhënësi nga fshati Kosavë, Ridvan Kolloni. Në këtë përvjetor, ai është përkujtuar nga familjarët e tij, përkatësisht i vëllai, Besniku, i cili nga Austria ka dërguar një telegram përkujtimi në redaksinë tonë.

“Vitet po kalojnë por dhimbja mbetet e njëjtë për ne. Në atë natë të ftohtë dhe të errët, ti ike, duke na lënë me dhimbje të përjetshme. U largove, duke na lënë me zemra të thyera. U largove, jo pse deshe ti, por se ashtu paska qenë e shkruar. Sot u benë katër vjet pa ty djali, vëllai, babai ynë i dashur. Por, në zemrat tona mbetesh ende gjallë. Jemi krenarë që të patëm. Lavdi”, thuhet në telegramin e Besnik Kollonit, dërguar në redaksinë tonë.

Kujtojmë se veterani i luftës së fundit, Ridvan Kolloni, në ditën e sotme, para katër vjetësh, humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, në hyrje të fshatit Kosavë, teksa po kthehej këmbë në shtëpi. /Radio Sharri

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-