Opoja.net

Përpjekja

Islame
Përpjekja

Xhihadi shpreh çdo përpjekje për të lartësuar fenë dhe fjalën e Allahut. Xhihadi mund të jetë me armë, me laps, me ushtri dhe me gjuhë. Xhihadi mund të jetë në fushëbetejë, por mund të jetë edhe nëpër auditore. Çdo përpjekje për të lartësuar fjalën e Allahut dhe për të vendosur ligjin e Allahut mbi tokë është xhihad.

Xhihad është lufta e Bedrit, Uhudit dhe Hendekut. Muxhahidët që bënë xhihad në këto fushëbeteja morën miratimin hyjnor për status të lartë në Xhenet. Xhihadi i tyre bëri të mundur lartësimin e fjalës së Allahut në piedestal. Në sajë të tyre ngadhënjeu besimi mbi kufrin. Edhe Mus’abi, i cili gdhendi në zemrat e popullit të Medinës Kuranin. Jethribi nga një fshat u shndërrua në qendrën e qytetërimit dhe kulturës islame.

Të gjithë besimtarët janë të obliguar për të mbajtur gjallë emrin e Allahun në zemrat dhe vendet e tyre dhe vlera e çdo besimtari është në raport të drejtë me përpjekjen që tregon për të mbajtur gjallë dhe lart fjalën e Allahut. Çdo ajet i lexuar dhe çdo urdhër i zbatuar është lartësim i emrit të Allahut. Ai që lexon Kuranin dhe e zbaton atë është muxhahid. Kush fal namazin bën xhihad namazi, kush studion bën xhihadin e diturisë. Çdo person që bën qëndresë ndaj tundimeve të harameve është muxhahid.

Falja e namazit në kohë, agjërimi në kohë dhe kryerja e çdo pune në kohën e vet është pjesë e xhihadit. Muxhahid është ai që detyrën e vet e kryen në mënyrë cilësore dhe në kohën e duhur. Falja e namazit të sabahut në kohën e duhur është një nga detyrat më të rëndësishme për sa i përket lartësimit të fjalës së Allahut. Për rrjedhojë, falja e namazit të sabahut në kohë nuk ka se si të mos përfshihet brenda xhihadit. Kërkimi i diturisë është një nga llojet më të vyera të xhihadit. Në këtë këndvështrim çdo frymëmarrje e njeriut me qëllim për të lartësuar fjalën e Allahut është xhihad.

I riu i cili ruan fenë e tij në një kohë të vështirë si kjo e jona, nuk ka asnjë dyshim që konsiderohet prej muxhahidëve. Të ndjesh praninë e Allahu atje ku nuk të shikon askush, çfarë mund të jetë tjetër përveçse xhihad. Një i ri i tillë është i pamposhtur përballë ushtrive të shejtanit.

Ruajta e nderit, moralit të mirë dhe përhapja e mirësisë është prej urdhëresave hyjnore. Zbatimi i urdhëresave dhe distancimi nga ndalesat hyjnore është xhihad. Çdo fjalë dhe vepër e cila shërben për të lartësuar fjalën e Allahut është xhihad.

Nëse koha jonë është koha e internetit, atëherë xhihadi bëhet përmes internetit. Ai që nuk bie në rrjetën negative të merimangës së internetit, por e përdor atë për vepra të mira, ka bërë xhihadin më të çmuar të periudhës sonë.

Nëse në kohën tonë paraja është shndërruar në një objekt adhurimi, atëherë sprovat do të vijnë prej saj. Ajo luan rolin e shejtanit dhe nefsit. Durimi do të testohet përmes parasë. Devotshmëria do të përcaktohet nga lidhja me paranë etj. Në këtë rast muxhahid është ai që fiton para, i jep hakun parasë duke e shpenzuar për punë të mirë, por në asnjë mënyrë nuk bëhet rob i saj.

Muxhahid është ai që, kur të gjithë ndotin sytë me shikim haram, ai ruan shikimin, kur të gjithë dëgjojnë fjalë boshe, ai ruan dëgjimin, kur të gjithë flasin thashetheme ai flet të vërtetën. Ai që e ka dorën e pastër është muxhahid, sepse xhihadi shpreh ibadetin ndaj Krijuesit.

Ta bësh shpirtin fole mëshire

Opoja.net

Dëshpërimi dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, është mëkat më i madh…

Opoja.net

Kjo është çështje feje, jo lojë dhe argëtim!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net