Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Përse shërben ballafaqimi me historinë?
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Përse shërben ballafaqimi me historinë?

Opoja.net Opoja.net 22:58 - 07/11/2022 Opinione
Ndaje

Shkruan: Hysen Bojaxhiu

Historia është aq shumë komplekse dhe e ndërlikuar sa që në shumicën e rasteve të vendos në pozicion jo të këndshëm njerëzor por edhe profesional si historian. Por ballafaqimi me të kaluarën është gjithmonë i domosdoshëm dhe ndeshës në raste konkrete historike e momente të veçanta të së kaluarës. Historia me gjithë kompleksivitetin e saj qëndron në “këmb” mbi disa përkufizime që janë “ligje” të saj dhe rrugë që të dërgojnë drejtë gjakëftohtësisë në analizimin e ngjarjeve të së kaluarës nga prizmi i së tashmës.

Por ajo që keqkuptohet dhe keqinterpretohet në rrafshin historiografik është marrja si e mirëqenë e çdo analize, fakti, tregimi dhe interpretimi. Në histori të qenurit i “ftohtë” dhe paanime në shikimin e një ngjarje është shumë e vështirë e nganjëherë edhe e pamundur. Ajo që duhet vënë në pah në histori është momenti se kur ka ndodhur ngjarja, shkaku që ka ndodhur ajo, shkaktarët e saj si dhe pasojat që i ka pasur ajo ndër vite për njerëzit. Nëpërmjet historisë ne shohim të kaluarën e paraardhësve tanë e mbi gjitha të vendit tonë. Ajo tregon traditën e një populli, sakrificat, vuajtjët por mbi të gjitha tregon vetë jetën.

Ne jemi dëshmitar që edhe sot e kësaj dite ngjarjet historike që kanë ndodhur para dhjetra, qindra e mijëra vitesh përdorën në diskursin ditor politik dhe kjo vetëm sa i dëmton dhe u’a humb vërtetësin atyre ngjarjeve. Ajo që duhet parë më me shqetësim është se si historia shihet si pengesë për arritjën e kompromiseve, dialogut, marrëveshjeve, ndërmjet vendeve e popujve që janë në konfliktë. Kjo ndodh si rezultat i jo largpamësisë së liderëve të atyre vendeve.

Këtu po e citojë teoricenin e madh Karl Poper i cili në librin e tij “Mendime për historinë dhe politikën” shprehet si vijonë: Xhanëm të përparojmë do të thotë që të lëvizim drejt një objektivi të përcaktuar, drejt një objektivi që ekziston për ne si qenie njerëzore. ” Historia” s’mund ta bëjë këtë; vetëm ne individët njerëzor mund ta bëjnë këtë. Kemi raste kur vendet e kanë lënë anash të kaluar e tyre historike vetëm për hir të interesit për të ardhmën e atyre vendeve. Këtu po përmendi rastin Gjermani-Francë, dy vende të cilat ishin në konflik në disa periudha të ndryshme historike, vende që në Luftën e Dytë Botërore ishin rivale ndërmjet vete.

Franca ishte e shkatërruar tërësisht nga Gjermania, kishte me qindra e qindra të vrarë, dhe vende të tëra të shkatërruara. Por pajtimin ndërmjet vete ata e arritën pas përfundimit të asaj lufte, të dy këto vende e lan anash të kaluarën ndërmjete vete, vetëm për ecur përpara në të ardhmën. Por shtrohet pyetja a e ka harruar Franca atë që i ka bërë Gjermania? Përgjigjja është eksplicite që Jo. Jo sepse ajo edhe sot e kësaj dite merret me zbulimin e asaj që ka ndodhur në vendin e tyre, shkruhen libra, bëhen dokumentar dhe pasqyrohem fakte. Prandaj e kaluara tyre mbetet në rrafshin historike duke mos e harruar në asnjë moment atë, por duke e lënë anash atë në rrafshin politik dhe për të ardhmën e këtyre vendeve. Sjellja e vetme e saktë është që të kaluarën ta shohim tërësisht ndryshe nga e ardhmja.

Raste të tilla kemi shumë, ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm por duke mos i prekur interesat e tashme të atij vendi e populli. Historia është e rëndësishme deri në momentin kur ajo ndeshet me politiken e interesat momentale shtetërore. Po e mbyllë këtë ese me thënien e Karl Poper i cili thotë: Ne nuk duhet kurrësesi të përpiqemi që prej të kaluarës të shohim drejtime dhe tendenca për parashikimin e të ardhmës.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 22:58 - 07/11/2022 22:58 - 07/11/2022

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë
12:32 - 31/05/2023 Sport
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Opinione

Vjedhësit e Ramazanit!

1 Min. Leximi
ArtikujOpinione

Kurani në Ramazan si pranvera në zemrat tona!

4 Min. Leximi
Opinione

14 shkurti jo vetëm një ditë, por një jetë!

2 Min. Leximi
Opinione

Pensionistët e Kosovës kategoria me e nënçmuar shoqërore

6 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?