Bexhet Xheladini u lind me 11.03.1956 ne fshatin Bresane. I martuar , tre fëmijë.
Shkollën fillore e kreu në Vendlindje, të mesmen ne Dragash, Fakultetin e Mjekësisë e kreu në vitin 1980, specializimin në vitin 1989, ndërsa Shkollën e Ultrazërit në vitin 1996.
Ativiteti politik dhe profesional:
Pas okupimit të Kosoves nga regjimi Serb:
-Në vitin 1989 anëtar i këshillit organizativ dhe anëtar i kryesisë të Shoqatës së Intelektualve në Dragash
-anëtar i këshillit organizativ për themelimin e LDK-së
-Anëtar i Kryesisë së LDK dega në Dragash dhe Kryetar i Komisionit për Shëndetësi nga themelimi i LDK-së e deri më tani.
-Kryetar i komisionit për mirëmbajtjen e rrugëve në kohën e okupimit.
-Anëtar i Këshillit të Solidaritetit të LDK-së gjat kohës së okupimit.
-Themelus dhe kryetar i shoqatës Familja Ndihmon Familjen ku 500 familje Opojare kan siguruar paga mujore për 500 famlije të minatorëve – Magurë, Kishnicë, Novobërdë dhe Prishtinë(Pas largimit të minatorëve nga puna)
-Anëtarë i Këshillit Komunal Për Pajtimin e Gjaqeve
– Një ndër themeluesit e Ambulancës Humanitare Nëna Terezë në fshatin Bresanë dhe mjek pa pagesë i kësaj ambulance.
-Anëtar i këshillit organizativ për hapjen e shkollës së Mesme të Mjekësisë në Bresanë dhe Kordinator për sigurimin e kuadrove profesionale( gjat kohës së okupimit sërb)
-Mësimdhënës pa pages i landes së Anatomis në këtë shkollë
-Vizita dhe shërbime shëndetësore pa pagesë për të gjithë mësimëdhënësit dhe famailjet e tyre dhe rasteve sociale gjat tërë kohës së okupimit.
-Themelues dhe Kryetar i shoqatës humanitare për përsonat me aftësi të kufizar-HANDIKOS( nga viti 1995- 2002)
-Anëtar i shtabit Komunal të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (sektori për shëndetësi)-(I burgosur më 11 shtator 1993 për shkak të aktivitetit në FARK .Pas luftës Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës e Gradon në Toger)
-Gjat luftës si mjek në Qendrën Regrutuese të UÇK-së në Kukës dhe mjek volonter( pa pagesë) në kampin Italjan Kukës I.
-Në vitin 2000, pas gjysës së natës,përsona deri më tani të pa zbuluar, qëllojn shtëpin me granat dore ku shkaktojn dëme materiale, pas nji jave ja dhezin ordinancën dhe plevicën.
-Pas zgjedhjeve të para lokale Drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi.
-Pas zgjedhjeve të dyta lokale – Kryeshef i ekzekutivit të KK Dragash.
– Tani i vetëpunësuar në ordinancën Shëndetësore ARTMEDICA në fshatin Bresanë, pasi se organet komunale të PDK-së në krye me Kryetarin e Komunës në Dragash ia mohuan të drejtën për të punuar si mjek në QKMF Dragash, ku punoi mbi 25 vite.
-Në zgjedhjet e Përgjithshme-2010- kandidat për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës
Ky material është publikuar nga Opoja.Net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.