Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Personat që nuk do të hyjnë në xhenet pa dënim, andaj ruhu mos u bëj njëri prej tyre!
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
18:42 | 10.08.2022
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
12:29 | 10.08.2022
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
10:49 | 10.08.2022
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
10:45 | 10.08.2022
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
10:41 | 10.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Artikuj

Personat që nuk do të hyjnë në xhenet pa dënim, andaj ruhu mos u bëj njëri prej tyre!

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj 02:34 | 10.08.2020
Ndaje
Personat që nuk do të hyjnë në xhenet pa dënim, andaj ruhu mos u bëj njëri prej tyre!
Ndaje

Pejgamberi (savs), në transmetime të besueshme
ka përmendur disa persona, të cilët, për shkak të cilësive të tyre të
shëmtuara, nuk do të hyjnë në xhenet …

Duke pasur parasysh qëndrimin e ehli-sunetit,
mbi atë se, çdo person që ka vdekur duke pranuar Njëshmërinë e Allahut (tevhid),
nuk do të jetë përjetësisht në zjarrin e xhehenemit, atëherë ‘mos hyrja në xhenet’,
mund të kuptohet në dritën e sqarimit të mëposhtëm nga dijetarët e respektuar
islamë (r.h.).

“Ata nuk do të hyjnë në xhenet, dmth. me hyrje të drejtpërdrejtë, ose në
momentet e para kur do të hapen dyert e tij dhe kur do të hyjnë banorët e xhenetit.”
(Sherhu Muslim, Tuhvetu – Ahvezi, Avnul-Meabud) Pra, nuk do të hyjnë direkt në xhenet me
cilësitë e shëmtuara që do t’i përmendim, derisa të pastrohen prej tyre, dhe
atë, së pari me pendim në dynja, ose me ndonjë dënim në ahiret, ose nëse i falë
Allahu i Madhëruar dhe i fut direkt në xhenet.

Në vijim të tekstit,
me lejen dhe ndihmën e Allahut, në kontekstin e sqarimit të mëparshëm, do t’i
theksojmë disa transmetime të besueshme, të cilat tregojnë për disa persona, të
cilët nuk do të hyjnë në xhenet, duke i sqaruar termat e paqarta në hadithe, me
qëllim që të na inkurajojnë, për t’i lënë cilësitë e shëmtuara të përmendura,
ashtu që të mos jemi në mesin e atyre që janë privuar nga mundësia për të hyrë
drejtpërdrejt në xhenet dhe për të shpëtuar nga vuajtjet e xhehenemit.

1. Personi mendjemadh

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Nuk do të
hyjë në xhenet, personi në zemrën e të cilit ka qoftë edhe një grimcë mendjemadhësie.”
 
Dikush e pyeti: “Me të
vërtetë njeriu dëshiron të ketë rroba dhe këpucë të bukura.”
Për këtë
Pejgamberi tha: “Me të vërtetë Allahu është i bukur dhe e do bukurinë,
ndërsa mendjemadhësia është refuzim i së vërtetës dhe poshtërim i njerëzve.”
(Muslimi)

2. Personi i vrazhdë dhe i ashpër

Pejgamberi (savs), ka thënë: “Nuk do të
hyjë në xhenet personi ‘xhevvaz’ dhe ‘xhezeri’.”
(Ebu Davudi, Albani ka
thënë se hadithi është autentik, Sahihu ve Daifu Suneni Ebi Davud)

‘Xhevvaz’ do të thotë: i pasjellshëm dhe
i ashpër, ose ai që mbledh shumë dhe refuzon shumë ose që është arrogant në të
ecur.

‘Xhezeri’ do të thotë: ai që ha shumë,
është arrogant dhe krenohet me atë që ka. (Avnu Mabud)

3. Ai që i shkëput lidhjet farefisnore

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Nuk do të
hyjë në xhenet, ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.”
(Muttefekun
alejhi)

4. Ai që merret me thashetheme

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Nuk do të
hyjë në xhenet, ai që merret me thashetheme (nemmam)” –
personi që i
bartë fjalët e huaja. (Muttefekun alejhi)

Kanë thënë: “Nemami është ai, i
cili ulet me një grup të caktuar njerëzish, bisedon me ta, dhe pastaj fjalët e
tyre ua përcjell të tjerëve…” (Tergib ve Terhib, Hafidh Ibn Haxher në
Fethul-Bari)

5. Ai që ushqehet me haram

Pejgamberi (savs),
ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet personi (trupi) që është ushqyer me
haram.”
(Ebu Jeala, Taberani, Albani ..hadithi
është i besueshëm, Silsile Sahihea, 2690)

6. Alkoolisti kronik

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Nuk do të
hyjë në xhenet alkoolisti kronik.”
(Nesaiu, Albani thotë
se hadithi është autentik, Sahihu-xhamia, 7676)

7. Ai që beson në sihir

Pejgamberi (savs),
ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai që beson në sihir.” (Ibn Hibani, Albani ka thënë se hadithi është hasen li gajrihi,
Sahihu Tergib ve Terhib, 3050)

8. Personi i pabindur ndaj prindërve të
tij

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Në xheneti
Firdevs nuk do të hyjë ai që nuk i respekton prindërit e tij.”
(Bezar, Albani
thotë se hadithi është hasen li gajrihi, Sahihu Tergib ve Terhib, 2363). Ndërsa në transmetimin e Ahmedit (r.h.)
thuhet: “Allahu ua ka ndaluar xhenetin tre vetave: alkoolistit kronik, atij
që nuk i respekton prindërit e tij, dhe atij që nuk ka xhelozi dhe lejon
shthurjen në familjen e tij.”
(Ahmedi, Albani thotë hadithi i
besueshëm, Sahihu Xhamia, 3052).

9. Personi që ankohet

Pejgamberi (savs), ka thënë: “Në xheneti
Firdevs nuk do të hyjë ai që ju ankohet të tjerëve.”
(Bezar,
Albani thotë se hadithi është hasen li gajrihi, Sahihu Tergib ve Terhib, 2363).

10. Personi që nuk ka xhelozi

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Me të
vërtetë, Allahu ua ka ndaluar xhenetin tre personave: alkoolistit kronik, atij
që nuk i respekton prindërit e tij, dhe atij i cili nuk ka xhelozi dhe aprovon shthurjen
 në familjen e tij.”
(Ahmedi,
Albani thotë se hadithi është i besueshëm, Sahihu Xhamia, 3052),

Kurse në transmetimin me Hakimit, thuhet:  “Tre veta nuk do të hyjnë në xhenet: ai që
është i pabindur ndaj prindërve të tij, ai që nuk ka xhelozi, dhe gratë që i imitojnë
burrat.”
(Hakimi, Albani thotë se hadithi është i
besueshëm, Sahihu Xhamia, 3063)

11. Gratë që i imitojnë burrat

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Tre veta nuk
do të hyjnë kurrë në xhenet pa ndëshkim, prandaj, mos u bëj ti njëri prej tyre!
Nuk do të hyjë në xhenet: ai që nuk ka xhelozi (ndaj familjes së tij), gratë që
i imitojnë burrat dhe alkoolisti kronik.”
(Taberani, Albani thotë
se hadithi është i besueshëm, Sahihu Xhamia, 3062)

12. Personi që e shqetëson fqinjin

Pejgamberi (savs), ka thënë: “Nuk do të
hyjë në xhenet ai, nga e keqja e të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.”
(Muslimi)

13. Ai që mohon caktimin e Zotit

Ka thënë Pejgamberi (savs): “Nuk do të
hyjë në xhenet  ai që nuk i respekton prindërit
e tij, alkoolisti kronik, dhe ai që e mohon caktimin (e Zotit).”
(Ahmedi, Albani ka thanë se hadithi është
i besueshëm, Silsiletu Sahiha, 675)

Dhe Allahu e di më së miri.

Përshtati: Miftar Ajdini

119

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Kushtrim Guraj 02:34 | 10.08.2020
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

23:26 | 4.08.2022
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

21:32 | 2.08.2022
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Ekonomi
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Kosova
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Kronika
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Shqipëria

Ju gjithashtu mund të lexoni

Besim, dashuri, dëshmi
Artikuj

Besim, dashuri, dëshmi

10 Min. Leximi
Fëmijët kuptojnë
Artikuj

Fëmijët kuptojnë

7 Min. Leximi
A është puna farz?
Artikuj

A është puna farz?

4 Min. Leximi
Asnjëherë nuk do të jetë i humbur ai cili…
Artikuj

Asnjëherë nuk do të jetë i humbur ai cili…

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
18:42 | 10.08.2022
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
12:29 | 10.08.2022
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
10:49 | 10.08.2022
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
10:45 | 10.08.2022
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
10:41 | 10.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?