Përveç policit Fadil Kadriaj, paraburgim edhe për dy persona për tentim-vrasjen në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Përveç policit Fadil Kadriaj, Gjykata Themelore e Prizrenit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e paraburgimit prej një muaji edhe për dy persona tjerë për tentim-vrasjen në fshatin Glloboqicë të Dragashit, për të cilën Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht.

Lajmin për caktimin e paraburgimit për policin e kishte konfirmuar për Sinjalin avokati i tij.

“Po, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, ka thënë Eset Guta.

Për policin Fadil Kadriaj sipas njoftimi të Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se më 4 mars në orët e pasditen në Dragash ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit A.R dhe M.M duke gjuajtur me pistoletë në drejtim të tyre, pas një rrahje paraprake midis tyre.

Kurse paraburgim është caktuar edhe ndaj të pandehurve B.A dhe E.R, të cilët sipas aktakuzës kishin marrë pjesë në rrahje, duke i shkaktuar viktmave lëndime të rënda trupore.

“Gjithashtu duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, do të merren në pyetje të dëmtuarit, dëshmitarët të cilët akoma nuk janë dëgjuar, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprave, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ku të pandehurit me veprimet e tyre kundërligjore kanë cenuar jetën dhe integritetin trupor të dëmtuarve,dhe po ashtu faktin se raportet e acaruara në mesë të familjeve të pandehurve dhe të dëmtuarve, caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i arsyeshëm për zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.

“Prandaj, nga ajo që u paraqit më lartë, shihet se qëndrimi i të pandehurve në masën e paraburgimit është mëse i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale”, ceket tutje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-