Ibnul-Kajjim
el-Xhevzij ka thënë: “Janë 5 (pesë) lloje të namazfalësve:
1. Ai i
cili e fal namazin por vetvetes i bën zullum, sepse nuk i kushton rëndësi as abdesit
as namazit, as kohës së tij dhe as rukneve të tij;
2. Ai i
cili kujdeset për formën e abdesit dhe namazit, mirëpo nuk lufton kundër
vesveseve të shejtanit dhe mendimeve të ndryshme të cilat i vijnë gjatë
namazit, madjeplotësisht u dorëzohet këtyre mendimeve;
3. Ai i
cili kujdeset për formën e namazit dhe lufton kundër vesveseve të shejtanit dhe
mendimeve që i vijnë, dhe është aq i preokupuar me luftë që shejtani i mallkuar
të mos i “vjedh” diçka nga namazi, sa që njëkohësisht ai është edhe
në namaz edhe në xhihad;
4. Ai i
cili kur ngritet për tu falë, i përmbush të gjitha kushtet, kujdeset për ruknet
e namazit dhe zemrën e tij plotësisht ia dorëzon Allahut të Plotëfuqishëm gjatë
namazit;
5. Ai,
namazi i të cilit i ka të gjitha karakteristikat e grupit të katërt, por përveç
kësaj, ai e ka edhe një veçori dhe vlerë shtesë. Ai thjesht e vendos zemrën e
tij para Zotit të vet, plotësisht i vetëdijshëm se Allahu i Plotfuqishëm e sheh
dhe e dëgjon, dhe e adhuron Allahun me namaz, sikurse është duke e parë Atë.
– Grupi i parë, e meriton ndëshkimin për
shkak të qëndrimit neglizhent ndaj namazit,
– grupi i dytë e meriton llogaritjen,
– grupi i tretië e meriton faljen e mëkateve,
– grupi i katërte meriton faljen e mëkateve dhe shpërblimin, kurse
– grupi i pestë, përveç faljes së mëkateve dhe shpërblimit, e meriton edhe afërsinë
e Zotit të botëve, sepse atyre ju takon pjesënë shpërblimin e atyre që në namaz
ndiejnë gëzimin më të madh. Kështu që, për ata qënë namaz e ndiejnëgëzimin më
të madh në këtë botë, afërsia e Allahut të Plotfuqishëm,do të jetë gëzimi i tyre
më i madh në botën tjetër.
//Mevaidhu dham’an li durusi zeman//
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.