Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij në Berlin, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Veriut , Nenad Gjuriq, i dha një goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit.
Petkoviq, thotë se Kurti me këtë ‘shkaktoi ankth te serbët e Kosovës, teksa shtoi se mbrëmë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar mbrëmë shtatë orë me përfaqësuesit politik të serbë nga Kosova’, raporton Tanjug.
“Populli ynë është i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur të drejtën e tij për të qëndruar dhe për të mbijetuar në vatrat e tyre. Presidenti Vuçiq u tha atyre se ai i kupton ata dhe vuri në dukje të gjitha pasojat nëse shpërbëhet Marrëveshja e Brukselit. Ata thanë se e kuptojnë presidentin, por ata duan që asnjë serb të mos largohet nga Kosova ”, ka thënë Petkoviq.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.