Petkoviq: Kurti të mendohet dy herë nëse tenton t’ua tregojë muskujt serbëve dhe Beogradit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Drejtori të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të mendojë dy herë nëse tenton t’ua tregojë muskujt serbëve të Kosovës dhe Beogradit.

“Nuk do t’i sjellë asgjë të mirë e as nuk do t’ia zgjidhë problemet e tij me kufizimet e energjisë, grevat e mësimdhënësve dhe qytetarëve të pakënaqur që çdo ditë shprehin rebelim social në gjithë Prishtinën”, tha Petkoviq.

Vartësi i Vuçiq, shtoi se Kurti është i fortë vetëm në thyerjen e marrëveshjeve, retorikën anti-Serbe dhe shkeljen e të drejtave politike dhe njerëzore të serbëve, popullizmin dhe demagogjinë.

“Kështu që Kurti le të ushqehet dhe inkurajohet nga imazhi i tij në rrjetet sociale dhe duke shkuar vjedhurazi në veri të Kosovës, ku mund të shohë vendosmërinë e serbëve për të formuar Asociacionin, mos lejoni masat e tij të njëanshme dhe anti-bazike dhe sa ata e duan vendin e tyre të vetëm, Serbinë. As xhipat e blinduar Rosu dhe njësitë speciale nuk mund ta ndihmojnë atje”, ka thënë Petkoviq.

Ndryshe kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me informacionin se në Serbi fëmijët shqiptarë po detyrohen të intonojnë himnin serb në shkolla.

Kurti me këtë rast tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human, por se sa më e dobët është Serbia karshi Kosovës aq më shumë po egërsohet ajo.

“Andaj një lloj agresiviteti të Serbisë duhet të kuptojmë përbrenda dështimit të saj në përgjithësi.Kosova është shtet demokratik që angazhohet për të gjithë qytetarët në përgjithësi, por ne angazhohemi edhe për shqiptarët në Serbi.Shqiptarët që janë atje janë të diskriminuar dhe dëshmitarë për këtë ishte edhe delegacioni ynë që ishte në vizitë atje, përveç që mori pjesë ministrja jonë e Arsimit ishte edhe zv/kryeministri. Për herë të par është ndihmuar me buxhetin e këtij vitit me 2 milionë euro, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”,tha Kurti.

Ai madje theksoi se “Zullum k’putet prej s’trashi”, prandaj edhe ky zullum i shtuar i Serbisë i cili bëhet edhe ndaj serbëve në Kosovë po i vie fundi pasi shteti i Kosovës është gjithnjë më i fuqishëm e më i pavarur.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-