Pitalka për Ramazan

Kuzhina
Pitalka për Ramazan

Pitalkat e ramazanit janë gatime që kryesisht përgatiten për muajin e agjërimit,  janë shumë të preferuara dhe përgatiten në disa mënyra. Kemi pitalka me qaragat, me suxhuk, me gjizë dhe kopër.

Përbërësit:

1 filxhan kafeje ujë i vakët,

tharmë buke në madhësi të një arre,

2 gota ujë,

2 gota kripë,

2 gota miell.

 

Përgatitja:

Në enë ku do të gatuhet brumi, derdhet uji, kripa dhe tharmi i ardhur.

Hidhet mielli pak e nga pak duke e tundur me lugë druri. Brumi tundet me lugë, sepse gatuhet aq i butë, saqë ngjitet për duar.

Pasi të tundet dhe gatuhet në trashësinë e duhur, ena mbulohet dhe qëndron në vend të ngrohtë afro 2 orë.

Pasi të rritë volumin, me lugë druri hidhet pjesë-pjesë, 6-7 sosh, në miell të vendosur në tavolinë.

Duke i ngjeshur në miell, u ipet forma e rrumbullakët, sheshohen dhe vendosen në pëlhurë të pastër të përmillur.

Të mbuluara qëndrojnë edhe 20-30 min., pastaj lagen mbi me ujë, shpohen në disa vende dhe duke mos ia prishur formën, radhiten në tepsi të përmillur dhe të nxehur më parë.

Futen në furrë të nxehtë me temperature 250 gradë C për t’u pjekur për 8-10 min, varësisht nga madhësia e pitalkave.

Sa të nxirren nga furra, ato mbulohen me pecetë që të zbuten pak. Shërbehen të nxehta me djathë, mazë, speca të pjekur, shëllirë, suxhuk e tj.

Me të njëjtin brumë mund të gatuhen samunat me suxhuk ose pitalka ramazani.

Pasi të vendosen samunat në pecetë për të ardhur brumi, vendoset sipër suxhuku dhe shtypet pak, e pasi të vijë brumi, ato me kujdes radhiten në tepsi dhe piqen për 10 min.

2 receta pijesh freskuese për këto ditë të nxehta vere

Opoja.net

Brumë pice për 2 minuta, i butë pambuk

Opoja.net

Një ide e sallatës së shpejtë për iftar

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net