Opoja.net

Pite me purrinj

3
Purrinj të mëdhenj të copëtuar
2
Lugë gjelle majdanoz
Kripë ,piper
2
Lugë gjelle vaj ulliri
660 ml
Ujë
1
Vezë
300 gr
Miell
  1. Në një tigan të lyer me pak vaj vendosni purrinjët për tu zbutur e më pas ia shtoni edhe kripën, piperin dhe majdanozin, më pas përzieni.
  2. Lini masën të ftohet e në ndërkohë përgatiteni brumin.
  3. Në një enë përizeni miellin, vezën, dhe 440 ml ujë për të bërë brumin, ngjashëm me brumin e palpetave.
  4. Merrni një enë të thellë, derdhni vaj sa për ta mbuluar bazën dhe hidhni ¾ e brumit mbi vaj. Pastaj spërkatni me purrinj mbi brum.
  5. Brumin e mbetur bashkojeni me 220 ml ujë dhe përzieni mirë për ta holluar brumin dhe pastaj derdheni tek tepsia.
  6. Vendoseni piten me purrinj për tu pjekur në fund të furrës për 30 minuta në temperaturë 180 gradë C.
  7. Pastaj lëvizeni brumin në mes të furrës dhe lini të pjeket edhe për 15 minuta të tjerë.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto