Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë zgjedhur titullarët e duelit Manchester City-Liverpool, i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e EFL Cup.
Trajneri spanjoll i ka besuar një fanellë titullari në sulm 20-vjeçarit Cole Palmer, ndërsa mes shtyllave të kampionëve në fuqi të Anglisë do të luajë gjermani Stefan Ortega.
Modifikime edhe në formacionin e “The Reds”. Klopp ka zgjedhur “veteranin” James Milner në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa do e nisë nga minuta e parë në mesfushë edhe 18-vjeçari Stefan Bajcetic.
Rezultati momental është 3:2 për Cityn. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.