Plagoset fëmija 11-vjeç në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një 14-vjeçar ka goditur me thikë një 11-vjeçar mbrëmë në Reçan të Prizrenit. Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fsh. Reçan, Prizren 25.07.2022 – 21:30. I dyshuari mashkull  kosovar i mitur  i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull  kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-