“Kush dëshmon se përveç Allahut nuk ka Zot tjetër dhe se Muhamedi është i Dërguari i tij, Allahu do t’ia bëjë haram zjarrin (e Xhehenemit)” (Muslim, Iman nr. 46; Tirmidhi nr. 2638.)
Fakti që e mësojmë këtë hadith, ka një ndodhi të vetën. Es-Sunabihi, thotë: “Shkova tek Ubade bin es-Samiti, i cili ndodhej në prag të vdekjes. Kur e pashë në atë gjendje fillova të qaj. Ndërsa ai më tha: «Prit pak! Përse qan? Për Zotin, nëse më kërkohet të dëshmoj për ty, do të dëshmoj patjetër. Nëse do të më jepet e drejta e ndërmjetësimit, me siguri do të ndërmjetësoj për ty. Nëse do të kem fuqi, patjetër që do të jem i dobishëm për ty.»
Pastaj vazhdoi të thotë:
«Për Allahun, unë nuk kam dëgjuar prej Rasulullahut asnjë hadith të dobishëm për ju, e që të mos t’jua kem transmetuar. Përveç një hadithi! Por edhe atë do t’jua them sot në prag të vdekjes.» Më pas, na tregoi hadithin e mësipërm të Rasulullahut (a.s.): «Kush dëshmon se përveç Allahut nuk ka Zot tjetër dhe se Muhamedi është i Dërguari i tij, Allahu do t’ia bëjë haram zjarrin (e Xhehenemit)»” (Tirmidhi nr. 2638. Rudanî, nr: 3.)
Një ditë, Profeti (a.s.), në një mbledhje lexoi ajetin: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin melekët” (Tahrim, 6.) Pas kësaj, një i moshuar që ndodhej aty, u ngrit në këmbë dhe pyeti:
“O i Dërguar i Allahut! A janë edhe gurët e Xhehenemit si gurët e kësaj bote?”
Profeti (a.s.), u përgjigj:
“Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim se një gur i Xhehenemit është më madh se të gjitha malet e kësaj bote.”
Pasi dëgjoi këto fjalë, plakut i ra të fikët dhe u rrëzua përtokë. Kur Profeti (a.s.), vuri dorën e tij të bekuar në zemrën e plakut, e kuptoi se jetonte ende dhe tha:
“O plak! Thuaj, La ilahe il-lallah!” Plaku tha:
“La ilahe il-lallah!” dhe pas kësaj, Profeti (a.s.), e përgëzoi me Xhenet.
Sahabët që ndodheshin aty pyetën:
“O i Dërguar i Allahut! Vetëm atë po përgëzon me Xhenet prej të gjithë neve?” Profeti (a.s.), u tha:
“Po, sepse Allahu i Madhëruar ka urdhëruar: «… Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.»[1]” (Ibn Kethir, Tefsir IV/391.)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.