Opoja.net

Poetët Opojanë shënuan 28 nëntorin ! (Foto)

Poetët opojanë të grumbulluar rreth Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi” kanë vazhduar traditën e shënimit të datave të rëndësishme kombëtare me aktivitete letrare. Një aktivitet i tillë është mbajtur të premten (24.11.2017) në ambientet e SHFMU “28 Nëntori” të fshatit Bresanë ku krahas poetëve ishin të pranishëm edhe nxënës e arsimtarë të kësaj vatre arsimore si dhe mysafirë nga shkolla tjera të kësaj komune.

Mirëseardhje poetëve u dëshiroi drejtori i shkollës, Ajet Reshiti i cili pasi i uroj të pranishmit për Ditën e Flamurit, i falënderoi drejtuesit e Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi” për vizitën e bërë në shkollë dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.
Një fjalim rasti për rëndësinë e nëntorëve të lirisë, e mbajti shkrimtari Demir Reshiti i cili ndër të tjera tha se Nëntori është muaji më i veçanti, më i shenjti dhe më i pasuri për gjithë ne shqiptarët. “28 nëntori ynë, është Dita e flamurit tonë kombëtar, dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari”, duke shtuar se “Historia disi është kujdesur që në këtë ditë të madhe t’ua përqendrojë shqiptarëve të gjitha ndjenjat bashkë, krenarinë, mburrjen, dinjitetin, burrërinë dhe gëzimin”. Reshiti ka thënë se këtë aktivitet e bën edhe më madhështor fakti se pikërisht kjo shkollë e mban emrin e kësaj date të rëndësishme për kombin tonë.
Orën letrare e hapi kryetari i Klubit, Osmon Bojaxhiu i cili tha ndër të tjera se Klubi po vazhdon me traditën e vizitës nëpër shkolla të komunës së Sharrit.
Ndërkaq sekretari i Klubit dhe njëherësh krijuesi veteran Ibrahim Skenderi, theksoi se krahas shënimit të Ditës së Flamurit, arsyeja e vizitës së shkrimtarëve në këtë shkollë është që të zbulohen talente të reja të cilët do ta vazhdojnë traditën e krijimtarisë letrare e kulturore dhe ta mbajnë gjallë aktivitetin kulturor ashtu siç bëri për një çerek shekulli me radhë Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi”. Skenderi i ftoi nxënësit e SHFMU “28 Nëntori” që të ndjekin shembullin disa shkollave tjera të komunës në zbulimin e talentëve të reja dhe punimet letrare të nxënësve të botohen si libra të vecantë. Për realizimin e këtyre botimeve, Skenderi ka premtuar ndihmën e pakursyer profesionale të drejtuesve të Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi” …
Në vazhdim me krijimet e tyre letrare, krahas poetëve Rizan Krasniqi, Hatim Neziri, Gursel Idrizi, Ibrahim Skënderi, Osmon Bojaxhiu, Nexhat Ajdini e Demir Reshiti, u paraqiten edhe anëtaret më të reja të Klubit të cilat tashmë kanë botuar villimet e para të tyre poetike, Viola Bojaxhiu, Vlera Hasani, Flutura Mehmeti, Elita Skenderi e Yllka Mehmeti.
Vjersha kushtuar Ditës së Flamurit lexuan edhe 25 nxënëse e nxënës të SHFMU “28 Nëntori”: Sumeja Ademi, Aurora Ademi, Donjeta Iseni, Semina Muharremi, Vetmire Rexhepi, Gresa Ymeti, Atmane Fejziu, Amina Lutfiu, Ezana Ramadani, Semina Reshiti, Alberina Xhabiri, Esra Hajredini, Elbein Hajredini, Elmaida Kasami, Anesa Aliu, Semra Salihu, Lejla Hajrullahu, Leonita Sadiku, Lirim Halimi, Selma Ademi, Amina Salihu, Ersa Ibrahimi, Rumesa Qerimi, Kaltrina Muhameti dhe Selma Hajrullahu.
Në fund të orës letrare, sekretari i Klubit Ibrahim Skenderi i dhuroi bibliotekës së shkollës një sasi librash të anëtarëve të Klubit për c’gjë u falënderua nga drejtori Ajet Reshiti.

288
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto