FOLEJA IME MARSI
Jetoj një jetë vdekjeje
Si fantazmë hijen imitoj
Me heshtjen bisedoj
Dëgjoj këngën e pakënduar
Ha mollën e ndaluar
E muza ime dëfton
Qeshjet e hënës në qiell
Të ngrysur me shi
Princesha dergjet në ekstazë
Bota nuk pandeh dashuri
Kundruall botës nën prizmin e dashurisë
U betova para tempullit
Sentimentalizëm i humbur
Mbete prore në vargjet e (pa)shkruara
Vampirët përpijnë ëndrrat në behar
Kur bota nuk kuptoi shprehu ironi
Replika ime me sarkazëm sfi doi
Bota edhe më tej s’më kupton
E unë nuk e kuptoj as vetveten
Nuk mund ta gjej në muzg tmerr
humnerë
Korniza ime me buzëqeshje të ngrirë
Vërtitet në horizont pa koordinata
Të pandehurit u dënuan me syrgjyn
Të urtët u zhdukën pa gjurmë
Unë protagonisti i botës mizore
Jetoj i neveritur histerinë shekullore
Vazhdë shiu loti gjaku
I tëri përpëlitem në varrin tim
Kur satani bëhet mbret i botës harbuar
Qielli mallkon papushuar
Ndiej mungesë zbrazëti nostalgji
Për botën e detin e trazuar
Për fjalën e pathënë
Ecejaket në ferrin e kësaj jete
Më dogji përgjërimi mbase më dhimbsen
Shkruar nga Mirsad Kuteli për Opoja.Net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.