Policët heronj shpëtojnë qytetarin e sëmurë, që ishte bllokuar nga bora në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Reshjet e dendura të borës në komunën e Dragashit shpesh herë kanë shkaktuar probleme serioze për banorët e kësaj ane, shpesh ka raste me të sëmurë që nuk mund të marrin tretmanin shkaku i bllokimit të rrugëve nga bora.

Mbrëmë ishte një rast në fshatin Brezne, ku i sëmuri arriti të marr tretmanin e nevojshëm vetëm pasi policia dhe pjesëtar nga QKMF Dragash e bartën atë me dorë deri në rrugën kryesore.

Që nga mbrëmja e 4 shkurtit filluan reshjet e dendura të borës, të pasuara me erëra të forta, edhe pse me shumë vështirësi kompania e kontraktuar nga komuna e Dragashit deri dje pasdite arriti ti hap të gjitha rrugët duke përfshirë edhe rrugët dytësore.

Reshjet vazhduan edhe më fuqishëm duke i bllokuar përsëri fshatrat gjatë mbrëmjes e kjo ndikoi mjaft negativisht edhe tek banorët, në redaksinë e televizionit Opoja është paraqitur një nënë e cila falënderon nga zemra policin e komunës sonë të cilët sipas saj, ata së bashku me teknikun e shoferin e mjekësisë nga qendra e Dragashit e shpëtuan jetën e djalit të saj të cilit i ishte vështirësuar gjendja shëndetësore pasi që ai për një periudhë më shumë se një vjeçare është me oksigjen artificial.

Zonja në fjalë është nga fshati Brezne e komunës sonë, ndërsa thotë se i ka kontaktuar edhe kompanitë për pastrimin e rrugëve por se ata u përgjigjen se nuk kishin mundësi për hapjen e rrugës, njëherit ajo i quan heronj pjesëtaret e ekipes policore e asaj të mjekësisë që arritën me kohë deri tek i sëmuri.

“Dje ka ora 11 e 30 e mbrëmjes, djali ka pas sulm si pasoj qe është me oksigjen qe 18 muaj, i kam thirr edhe kompanitë e pastrimit e i kam lut me ma hap rrugën po janë përgjigj qe s’kanë mundësi, pas 3 a 4 ore ne fund i falënderoj 4 herojt, policin edhe ekipin e mjekësisë në Dragash, që kanë ardh neper bore e ma kanë shpëtuar djalin”.

Ndërsa, Policia ka konfirmuar rastin, i cili ka ndodhur rreth orës 3 të natës. Sipas tyre, personi në fjalë është bartuar me dorë prej shtëpisë deri në rrugën kryesore ku ka arritur automjeti, e me pas u derguar në qendrën mjekësore në Dragash.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-