Opoja.net

Policia jep detaje për shpërthimin e zjarrit në oborrin e QKUK-së

Policia jep detaje për shpërthimin e zjarrit në oborrin e QKUK-së

Në afërsi të repartit të Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të shtunën ka shpërthyer një zjarr.

Rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:50, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, zjarri ka shpërthyer në një barakë të pabanuar.

“Është raportuar se në afërsi të repartit të Pulmologjisë në QKUK, një barakë e pa banuar kishte marrë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia.

Prizren, grabitje e armatosur në KEK – vidhet një shumë e konsiderueshme parash

Opoja.net

Ia sulmoi qenin e sharrit, burri nga Prizreni e mbyt në vend qenin e komshiut

Opoja.net

Gjendet një granatë dore në Zhur të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net