Policia ndalon një aheng familjar në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në kuadër të masave të reja që janë marrë me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19, policia e Kosovës po shqipton gjoba nëse këto masa nuk zbatohen, shkruan Opoja.net.

Një rast i tillë ka ndodhur në Dragash gjatë ditës së sotme, ku policia ka ndaluar një aheng familjar duke gjobitur organizatorin ndërsa të pranishmit në këtë aheng janë shpërndarë.

“Njësitet policore në rajonin e Prizrenit, të përkushtuar në zbatim të masave Anti Covid-19, në zbatim të planit operativ si dhe ndërmarrjen e masave ndaj atyre që nuk i respektojnë vendimet e marra nga institucionet e vendit “, thuhet në njoftimin e policisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-