Policia në aksion – konfiskon para të falsifikuara e armë të gjata në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Në kompaninë e derivateve “Eida Patroni” në Prizren dhe në një lokal tjetër janë gjetur dhe konfiskuar monedha 2 euroshe të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, kanë treguar se në dalje të Prizrenit, Policia ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar lidhur me këto vepra penale.

Nga Policia në Prizren kanë njoftuar se në lokacionin e parë policia ka gjetur dhe sekuestruar 44 monedha të formatit 2 euro, ndërsa në lokacionin e dytë 92 monedha po ashtu të formatit 2 euro.

Në lidhje me këtë kontroll dhe gjetjen e parave të falsifikuara, policia rajonale ne Prizren ka ndaluar dy persona të dyshuar B.H i lindur në vitin 2000 dhe E.K i lindur në vitin 2000.

Sipas burimeve, përveç parave të falsifikuara, gjatë këtyre hetimeve policia rajonale duke zbatuar urdhër kontrollin e lokacioneve të dyshimta, ka gjetur edhe 2 armë zjarri të tipit AK47 dhe Scorpion  si dhe 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Në lidhje me këtë rast policia ka ndaluar si person të dyshimtë SH.K i lindur në vitin 1975.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe të njëjtit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-