Policia në Prizren zhvillon aktivitete për rritjen e masave të sigurisë tek bizneset

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia në Prizren njofton se njësitet policore të komunitetit nga policia e Kosovës në Prizren dhe Dragash, kanë vazhduar me aktivitetin duke kontaktuar përfaqësues të bizneseve me qëllim sigurimin se janë duke u marrë masat e sigurisë në lokacionet e tyre si dhe aktivitetet për kampanjën “Black Friday”.

Nga takimi me menaxheret e bizneseve përveç rritjes të masave të sigurisë, janë diskutuar edhe rastet në lidhje me dukuritë negative dhe parandalimin e tyre e sidomos tentim grabitjet dhe grabitjet.

Bizneset janë këshilluar që ti rrisin masat e sigurisë për vendosjen e kamerave në objekte të bizneseve si dhe të jenë të kujdesshme gjatë transferit të mallrave dhe parave.

Këto takime ishin shumë të mirëseardhura, e sidomos ne rastet e festave dhe aktiviteteve për kampanjën “Black Friday”, për çka komuniteti i biznesit e vlerëson lartë punën dhe aktivitetin e policisë, e sidomos rastet e parandalimit te vjedhjeve dhe tentim grabitjet, ku policia me masat reaguese po vepron me të gjitha kapacitetet e saj.

Takime janë mbajtur në Prizren dhe Dragash, ndërsa takime të tilla do të realizohen edhe në ditët në vijim me qëllim që të kemi një siguri më të mirë, një bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit si partner të rëndësishëm dhe eliminimin e dukurive negative për shoqërinë, e sidomos për sigurinë e përgjithshme, thuhet në njoftimin e Policisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-