Policia ua gjen dy të rinjve një AK-47 në veturë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Policia e Kosovës, këtë të shtunë në orën 14:12, përkatësisht patrulla kufitare e SPMK Dragash dhe DPRK Perëndim në Gjakovë, kanë ndaluar një automjet në të cilin kanë gjetur një armë AK-47 dhe një karikator me 20 fishek të kalibrit 7.62mm.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kohës së patrullimit veturën e ngiste i dyshuari V.Y (2001) dhe i shoqëruar nga A.H (2000).

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes është gjetur edhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në këtë njoftim bëhet e ditur se arma dhe elektroshoku janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lëndës është liruar në procedurë të rregullt.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-