Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent

Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, stadiumet e Qytetit në Gjilan, në Pejë e Gjakovë, por edhe në disa qytete tjera tash e shumë vjet kanë mbetur në mëshirën e fatit.

Opoja.net Opoja.net Sport

Projektet të cilat iu prezantuan opinionit ishte moderne dhe mahnitën të gjithë, por puna e bërë në to është larg asaj që u prezantua.

Madje, punimet në shumicën e këtyre stadiumeve kanë ngecur plotësisht. Në opionion ka raste kur për këtë gjë fajësohet edhe Federata e Futbollit e Kosovës. Por, kreu i saj, Agim Ademi ka thënë se asnjëri prej projekteve të stadiumeve nuk ka të bëjë asgjë me FFK-në.

“Më vjen keq që ende nuk kanë përfunduar ato stadiume, por me to merret ekskluzivisht ministria dhe komunat. Federata nuk ka dorë aty”, ka thënë Ademi për RTK-në, transmeton Futbolli.info.

“Nuk është FFK ajo që ua bën stadiumet klubeve. Federata është për me i ndihmu klubet, për me intervenu kur ato nuk janë gjendje të mirë. Në këtë aspekt klubet gjithmonë e kanë derën hapur. Ato e kanë gjithmonë mundësinë për t’u konsultuar me ne. Nuk përzihemi në politikat e klubeve sepse duam që ato të jenë të pavarura, por jemi të gatshëm për t’i sugjeruar dhe për t’i mbështetur për aq sa ka mundësi dhe sa i lejohet federatës”, ka shtuar Ademi.

I pari i futbollit kosovar ka thënë se si kudo në botë edhe tek ne stadiumet e sallat e sportit bëhen nga shteti (qeveria dhe komunat), teksa ka thënë se nuk shpenzojnë asnjë cent të buxhetit të Kosovës.

“Ne si federatë nuk vjelim asnjë mjet të shtetit, sepse dikush po mendon se jemi organizatë shtetërore dhe operojmë me para të shtetit. Ne, operojmë me para të UEFA-s, FIFA-s dhe të sponsorëve tanë. Në këtë aspekt, ne e kemi një mandat që të bëjmë sa më shumë fusha stërvitore në të gjithë Kosovën”, është shprehur numri një i FFK-së.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-