Presidentja Osmani takohet me Bidenin në funeralin e Mbretëreshës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Osmani ka thënë se Biden ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

“Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-