Policia e Kosovës në raportin e sotshëm raporton për vjedhje të një arme, të cilën pronari e kishte me leje. Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht në Prizren.
Sipas raportit të policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur gjatë një ahengu familjar nga vetura e tij i kanë vjedhur një armë, për të cilën posedonte leje zyrtare. Hajnat përveç armës kishin marrë edhe një karikator dhe dhjetë fishekë të cal. 9 mm.
Sipas viktimës armën e kishte lënë në veturë për shkaqe sigurie, pasi që në shtëpi ka pasur pjesëmarrës të shumtë në aheng.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin, saktëson raporti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

