Prizrenasi ushtron dhunë ndaj gruas së tij shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Dhuna në familja vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ndaj tyre ushtrohet dhunë edhe gjatë muajve të shtatzënisë, duke iu shkaktuar kështu stres, presion e rrezik për të madh, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e shtrirë në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonak.

Burimet nga spitali kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari Q.L., 30-vjeçar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtatzënë, pas një mosmarrëveshje momentale. Për të mos mbaruar me kaq, i riu dyshohet se edhe e ka kërcënuar viktimën.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-