Një ndër ndërlikimet që pasohen pas një transferi është numri i ri që do ta bart lojtari.
Kjo ndodh pasi që gjithmonë kur ndryshoni klub numri që keni bartur më parë është i zënë dhe në rast se argjentinasi, Lionel Messi kalon në PSG, klubi parisien i ka ofruar atij numrin 30.
Messi mund t’i ofrohet numri 10 nga shoku i tij Neymar, por ai do të refuzoi dhe një ndër alternativat tjera është numri 19, numër ky që ai e barti sa ishte i ri.
Numri 30 ka të ngjarë të zgjidhet nga ai, edhe pse është një numër që zakonisht rezervohet për portier në Ligue 1.
Ligue 1 mezi po e presin që në Francë të luajë një yll si Messi dhe ky ndryshim në numër nuk pritet të jetë ndonjë faktor për argjentinasin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.