Punëtorët shëndetësorë do të mbajnë grevë 8-orëshe më 25 nëntor.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
“Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të enjten me datë 25.11.2021 të mbajë grevë të përgjithshme një ditore, tetë orëshe.
Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sfeçla dhe ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022. FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet nga FSSHK.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.