Opoja.net

Qebapa tradicional

Qebapa tradicional
500 gr
Mish viçi i bluar
2
Gotë thërrima buke
1
Qepë e madhe
½
Lugë çaji qimnon
¼
Lugë çaji piper i zi i bluar
1
Lugë çaji sodë buke
1
Thelb hudhre i grimcuar (opsionale)
2-3
Degëza majdanozi (opsionale)
1
Lugë çaji kripë
  1. Së pari copëtoni qepën, grimconi hudhrën dhe imtësoni majdanozin.
  2. Merrni të gjithë përbërësit, fusni në një enë dhe përzieni mirë. Rrahni për 3-4 minuta derisa të formohet masa e ngurtë. Mbulojeni dhe lëreni në frigorifer gjatë natës.
  3. Ditën tjetër formoni shkopinj pak të trashë dhe jo shumë të mëdhenj, sa madhësia e gishtave.
  4. Skuqni qoftet e formuara në një tigan të cekët të lyer me pak vaj, dhe sigurohuni që qoftet të jenë skuqur nga të gjitha anët.
  5. Mund t’i shërbeni me pilaf, speca të pjekur, pomfrita, sallatë me bizele dhe drithëra, sallatë domatesh apo sallatë me qepë dhe ajran. Ju bëfshin mirë!

Bukë me gjalpë: E butë dhe shumë e shijshme – qëndron e freskët për tri ditë

Merlinda Guraj

Makarona me proshutë dhe ajkë kosi të mbushur me salcë kërpudhash

Merlinda Guraj

Ëmbëlsirë me tre veprime: Çokollatë e cila nuk mund të refuzohet!

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net