Qetësohen tifozët e PSG-s, Messi rikthehet në stërvitje dhe është i gatshëm kundër Man Cityt

Opoja.net Opoja.net Sport

Lionel Messi duket se e ka lënë pas lëndimin që e pësoi në gju javën e kaluar.

Ylli argjentinas ka qetësuar tifozët e Paris Saint-Germainit pasi sot ai u rikthye në stërvitje me bashkëlojtarët.

Kjo u bë e ditur nga disa pamje të stërvitjes së sotme të publikuara nga klubi parisien në faqen zyrtare.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në pamje shihet duke stërvitur së bashku me shokët e skuadrës.

Messi ka regjistruar vetëm tri paraqitje deri më tani me fanellën e kampionëve të shumëfishtë francez.

Argjentinasi ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

34-vjeçari iu bashkua Paris Saint-Germainit merkaton e verës si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Barcelonën kishte skaduar në qershor.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit