Qeveria ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.
Lajmin për media e ka konfirmuar, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi.
Vendimi vjen pasi SBASHK kanë kërcënuar me rikthim në grevë në rast të mos-ekzekutimit të pagave. /Lajmi.net/