Nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, Qeveria Komunale e Dragashit mbajti sot Mbledhjen e IX të rregullt për vitin 2024.
Në këtë mbledhje, u raportua për progresin e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga vërshimet, me mbi 90% të kërkesave të qytetarëve të procesuara. Gjithashtu, Kryetari Xheladini njoftoi për dy takime të rëndësishme që do të zhvillohen me ekspertë nga Shqipëria dhe një investitor potencial për hapjen e një fabrike të kromit në Komunën e Dragashit. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.