MPB në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë arrijnë marrëveshje për ri-kategorizimin e Pikës Kufitare në Dragash, që gjendet në fshatrat Krushevë-Shishtavec-Kukës:
Marrëveshjen për ri-kategorizimin e Pikës Kufitare Krusheve (DRAGASH) – Shishtavec (KUKËS). Kjo i shërben banorëve lokal, turizmit, dhe do të jetë një alternativë shtesë e pikës kufitare në Vërmicë. Marrëveshja përcakton po ashtu se Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të punojë në orar 24/7 për trafik kufitar të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave jo – komerciale. Objekti i ri i (Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar) do të ndërtohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, në vendin e quajtur Shishtavec.
Ditëve në vijim, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, do të jetë edhe fizikisht në qytetin e Sharrit për inaugurimin e këtij vendimi në vendin e ngjarjes.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.