Opoja.net

Qeveritarët në “Klubin e milionerëve”

Opinione

Autor: Burim Piraj

Tetor 2010 , Dusseldorf Gjermani ,
Miku im i mirënjohur Enver Idrizi me dy miq të tjerë erdhi në hotel dhe na morri me makinë mua dhe vëllain tim.
Tha: Kam dëshirë të ju dërgoj për nga një kafe në “Klubin e milionerëve”, aty ku milionerët pinë kafe. I thamë , mirë OK , të shohim si duket ai klub.
Shkuam te klubi u futëm brenda, , hyrjen e kishte nga ana e majtë kurse në ballë pranë vitrinës me xhama afër shëtitores ishte vendosur një piano. Ishte një klub i ngushtë nuk kishte shumë hapësirë. Karriget ishin nga lëkura dhe një rend i tavolinave ishte në një nivel më poshtë kurse rendi tjetër me dysheme të ngritur. Ne u ulëm në atë pjesën e ngritur dhe pas pakë erdhi dhe kamerieri të merrte porosinë. Unë thash se do të marrë një kafe sipas propozimit tuaj e që ata më propozuan Kafe Late.
Dhe të tjerët porositën gjëra dhe filluam bisedën sikur të kishim qenë në Prishtinë, aty kishte dhe disa konsumator tjerë të cilët me shikimin e tyre të krijonin përshtypjen se na kishin shumë lakmi për bisedat që ata nuk ishin në gjendje ti kuptonin po qe ne me të vërtetë ishim duke u kënaqur shumë. Në një moment erdhi kamerieri dhe na shërbeu me një buzëqeshje të lehtë dhe na tha: Ju bëftë mirë . Unë u habita shumë kurse Enveri dhe miqtë e tjerë që ishin nga Dusseldorfi nuk u befasuan fare.
I thash: Po ti , shqiptar je ?
Po , u përgjigj ai , nga Kosova jam.
Më erdhi shumë befasi njëherë dhe mirë që është nga vendi jonë . E qova kokën ta pyes se si kalon dhe si i ka hallet këtu po ai para meje më pyeti :
SI po kaloni ju në Kosovë? A po mund ta përballoni ?
Unë pakë në habi i thash : Po e përballojmë disi . – Po nuk e pata të qartë kuptimin e pyetjes. Ai pa një pa dy filloi prapë.
Eee – tha , – të fortë kishit qenë ju , shumë të fortë që po mund ti përballoni tërë ato harxhime.
Për çfarë harxhime e keni fjalën? Më falni se nuk po ju kuptoj.
Eee tha, para një jave i patëm mysafir ata tuajit… Qeveritarët tuaj i patëm këtu .
Ku i patët – i thash unë , këtu në klub apo në qytetin tuaj .
Në klub . Më bënë porosi për një konjak shumë të shtrenjtë që e shërbejmë ne në këtë klub dhe unë ja u dërgova nga një gotë, po ata me hidhërim më thanë të mos i nënçmoj dhe ti shërbej një litër me shishe. Një litër e kishte çmimin 170 EURO dhe unë menjëherë i shërbeva duke menduar se ata do të vazhdojnë gjatë me pije. Po ata as nga gjysmë gote nuk e pinë e paguan dhe e lanë shishen e shkuan. U mendova me vetën time, thash … Si po mund ti përballon këta ai populli i gjorë i Kosovës. Paramendoni kanë fjete te ai hoteli përball klubit tonë ku nata është 450 EURO për person e këtu ka shumë hotele që me 100 euro ofrojnë shumë komoditet.
A ju fole shqip ? – E pyeta .
Po , ju tregova që edhe unë jam nga Kosova.
I paske humbur si konsumator, sepse ata në moment që e kuptojnë që je nga Kosova më nuk të vizitojnë ashtu që të mos tregon kështu siç na tregove neve.
Nuk më vjen keq për humbjen e myshterinjve të tillë – më tha .
Që nga ai momenti kafeja filloj të mos më pëlqej shumë, u thellova në mendime, nuk mund të harroja mentalitetin me të cilin ata e harxhojnë paranë e mbledhur nga një popull i varfër, në vend që të kursejnë paranë e kombit të vetë, ata e shkretojnë me çdo kusht.
O Zot i madh, ku do të na dërgojnë këta njerëz , çfarë ardhmëria na pret neve të shkretëve me këso pari kaq të pa skrupull.
As vetë se di se si dolëm nga ai klub që shkuam të pimë kafe e ishim duke u kënaqur aq shumë përpara se të më bëhej kafeja e hidhur dhe vendi i zymtë.

( Kjo është ngjarje e vërtetë )

(Opoja.net)

Kosova dhe sfidat në periudhën e pasluftës

Opoja.net

Një histori e shkurtër e fshatit Plavë

Opoja.net

Historia jonë po shtrembërohet!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net