Qendra Turistike- Rekreative “Arxhena” në Brod të Dragashit, është qendër e mikpritjes dhe komoditetit, por edhe kushteve optimale për adhuruesit e skijimit me shtigje dhe infrastrukturë tejet të rregulluar.
Të rinjtë, Mirjeta nga Istogu dhe Korabi nga Mitrovica, thonë se janë vizitorë të rregulltë në këtë Qendër, dhe se ndjehen tepër mirë në këtë atraksion të veçantë turistik për të kaluar kohën e tyre të lirë. Ky vend është bërë atraktiv edhe për më të moshuarit.
Besnik Nuredini nga Krusha, thotë se ai në shtigjet e mrekullueshme të ” Arxhenës” ka filluar të mësojë skijimin dhe ta shijoj atë. Ndërkaq, Nagib Matusha, një pasionant i skijimit nga Prizrenit, thotë se ” Arxhena” paraqet bukuritë e shtetit të Kosovës, dhe mundësi të volitshme për të gjithë që t’i shijojnë ato. E për fëmijët që aq shumë e pëlqejnë borën, nuk ka si të jetë më mirë se ta shijojnë atë në këtë Qendër, thotë vogëlushi nga Peja, Arb Bojku. Përveç rekreacionit, komoditetit dhe argëtimit në ” Arxhenë”, ajo ofron mundësi të mëdha për ushtrime dhe gara të skijimit, thotë trajneri i klubit të skitarisë ” Alpi” nga Peja, Besfort Azizi. Ai shton se, shtigjet dhe infrastruktura në këtë Qendër Skitare janë të standarteve bashkëkohore.
E gjithë kjo mundësi për të kaluar kohën sa më mirë në këtë Qendër, është bërë fal investimit të vëllezërve, Arifi. Njëria nga ata, Naseri, thotë se sezoni i nisur në fund të muajit dhjetor vlerësohet i mbarë, duke parë gjendjen e rënduar në të cilin ndodhemi si pasojë e pandemisë së Covid-19, thotë ai.
E kjo çështje na ka penguar që të realizojmë investime të reja, ndërsa shton se, shteti duhet të krijoj lehtësira më të favorshme edhe për sektorin e turizmit. Se ” Arxhena” është shndërruar në Qendër të rëndësishme të skitarisë, dëshmon edhe organizimi i garave ndërkombëtare që mbahen aty për dy vite rresht të njohura me emrin ” Dardania cup”. Përveç skijimit, vizitorët kanë mundësi të shijojnë jo vetwm ambientin e pastër por edhe ushqime tradicionale të zonës së Dragashit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.