Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga e premtja në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare, mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV, krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar deri tash në KPSH.

Por, çka është testi rapid i antigjenit?Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, ka shpjeguar se ky test është i ngjashëm sikur PCR, apo testi serologjik, vetëm se konsiderohet më i shpejt.

Qytetarët të cilët kanë shenja të COVID-19, mund të paraqiten te QMF-të, në të gjitha komunat e vendit për t’u testuar.

Testi bëhet përmes marrjes së gjakut dhe rezultati del brenda 15- 20 minutave. Do të thotë që një person e di më shpejt nëse duhet të izolohet për të shmangur transmetimin e virusit tek të tjerët.

Veprimet që duhet të bëni kur e shihni se po ju zë gripi

Opoja.net

Për trup të shëndetshëm – konsumoni dardha

Opoja.net

A do ta prishë agjërimin e Ramazanit, vaksina për Covid-19?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net