Opoja.net

Radio Pendimi tash edhe televizion – RTV Pendimi

Radio Pendimi ka rritur rrjetin e zgjerimit të tij, duke u bërë tani medium edhe më i fuqishëm, tashmë edhe si televizion.
Sukseset që po e përcjellin mediumin më të madh islam në gjuhën shqipe, nuk kanë të ndalur.

Radio Pendimi me punën dhe profesionalizmin e vet, i ka qëndruar besnikë audiencës së vet për më shumë se 11 vite, duke sjellë pranë audiencës çdoherë e më shumë risi dhe kualitet.
Kështu ky medium, falë përkushtimit që ka, në punën që bën, tani zgjerohet duke kaluar nga radio edhe në televizon.
Tutje, mediumi në fjalë do të njihet si “Radio Televizioni Pendimi”, i cili do t’i dhurojë audiencës së vet, program të pasur që do ta përmbushë boshllëkun që nuk kanë ofruar më parë mediumet tjera.

122
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

RTV Pendimi ndër të tjera do të ofrojë transmetime direkte, filma, Kur´an, ligjërata, ilahi, dokumentar, materiale nga shëndetësia, kuzhina, natyra, poezi e shumëçka tjetër, me të vetmin qëllim – informimin e drejtë, të saktë dhe në hap me kohën.

Kujtojmë se Radio Pendimi filloi punën në tetor të vitit 2006, dhe që nga atëherë ka ofruar program të larmishëm përmes emisioneve të ndryshme.


Loading…


Shikoje RTV PENDIMI në paisjen që përdoreni ju:

Vlc player :

Apple :

Android RTSP :

Android Http:

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto