Rashica i zhgënjyer me barazimin e Galatasarayt në fund, thotë se nuk hoqën dorë nga lufta përkundër kartonit të kuq

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Milot Rashica është paraqitur 70 minuta në barazimin e Galatasarayt kundër Alanyasporit.

Galatasaray dhe Alanyaspori barazuan 2:2 në ndeshjen e javës së 11-të kampionale në Superligën e Turqisë. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ishte titullar në këtë sfidë ndërsa u zëvendësua në minutën e 70-të.

Sulmuesi vushtrrias pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer me barazimin, ndërsa shtoi se ai me bashkëlojtarë nuk hoqën dorë nga lufta përkundër se mbetën herët me një lojtar më pak në fushë.

“Ne e nisëm shumë mirë ndeshjen, shënuam gola të hershëm dhe patëm raste të tjera shënimi. Edhe pse mbetëm 10 veta, nuk hoqëm dorë nga lufta. Bëmë disa gabime në minutën e fundit. Disa gjëra janë jashtë kontrollit tonë në futboll. Ne ishim të zhgënjyer si rezultat”, tha Rashica, njofton faqja zyrtare e klubit, transmeton Demokracia.com.

Në këtë përballje vlen të përmendet se dy futbollist të Galatasarayt u përjashtuan me karton të kuq. Fjala është për Boey që u s’kuq në minutën e 31-të dhe Bardakci që u përjashtua në minutën e pestë shtesë të takimit.

Galatasaray ka 18 pikë në vendin e tetë. Alanyaspor ka 13 pikë në pozitën e 10-të./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-