Reagon Daut Haradinaj: Të fala nga ne të gjallët

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar në drejtim të deklaratës së këshilltarit të Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, lidhur me kërkesën e Ramush Haradinajt që të sqarojë se pse “në luftë ia vranë vëllezërit e jo atë”.

Përmes një publikimi në Facebook, Daut Haradinaj publikoi një fotografi ku aty shkroi: Të fala nga ne të gjallët.

Kurse Feraj ndër të tjerash kishte thënë se Vuçiqi e kishte dërguar natën me urgjencë Listën Serbe që ta bëjë Ramush Haradinajn kryeministër.

“Edhe këtë javë:- Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!- Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!- Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!- SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë! – Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!”, kishte shkruar Feraj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-